Një tërmet i fuqishëm godet Meksikën. Goditja me magnitudë 7.4 e Shkallës Rihter e pati epiqendrën në jug të Oqeanit Paqësor, por lëkundjet e orës 10:30 me atë lokale janë ndjerë në Meksikë, Guatemalë dhe disa vende të Amerikës Qendrore.
Siç duket edhe nga pamjet, gjithçka lëkundet nga tërmeti i fuqishëm, por nga të dhënat e para nuk ka pasur persona të lënduar.
Energjia elektrike u ndërpre në të gjithë zonën. Lëkundja e tokës duket qartë edhe në lëvizjen e këtyre pllakave, e xhiruar në celular dhe e postuar në rrjetet sociale.
Mijëra njerëz dolën në rrugë të alarmuar, ndërsa në zonë kanë shkuar forca të shumta të emergjencave. Autoritetet kanë dhënë alarmin për cunami, pasi dallgët mund të arrijnë deri në 3 metra në brigjet e Meksikës.
Ky është një rajon i njohur për tërmete të fuqishme edhe në të kaluarën.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/